Vendosni fjalën kyçe....

Statuja e Skënderbeut vendoset sot në parkun qendror të Budapestit


Këtë të hënë, më në fund statuja e heroit tonë kombëtar, Gjergji Kastrioti Skënderbeu vendoset në parkun qendror të Budapestit, përballë statujës së heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit.

Kjo statujë do të jetë një dhuratë e bashkisë së Tiranës, në shenjë nderimi dhe kujtimi për miqësinë dhe bashkëpunimin që jo vetëm heroi ynë ka pasur me Huniadin, por të asaj miqësie që vjon mes dy vendeve.

 “Sapo në Budapest, për vendosjen më në fund të bustit të Skënderbeut në Parkun Qendror – dhuratë e @bashkiatirane për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit.”- shkruan kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Pak javë më parë kryeministri Edi Rama vizitoi parkun qendror të kryeqytetit të Hungarisë, ku do vendoset busti i Skënderbeut.

Ndërsa e konsideronte vendin e përzgjedhur shumë pikant dhe strategjik, ai dha gjithashtu idetë e tij artistike duke u kërkuar personave autorizues të marrin leje në komunën e Budapestit që rrugicës që çon në bustin e Skënderbeut t’i vendoset një qilim mermeri kuq e zi.