Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrijnë në Rinas edhe 16 mijë 380 doza Pfizer


Kanë mbërritur në Rinas edhe 16 mijë e 380 doza të vaksinës Pfizer.

Vaksinat u pritën në Rinas nga Manastirliu, Soreca dhe Ambasadori austriak Steiner.

Me Ambasadorin Luigi Soreca dhe Ambasadori Christian Steiner në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku sapo kanë mbërritur 16,380 doza të vaksinës Pfizer, nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe pjesë e mbështetjes së Bashkimit Evropian, të siguruara nga qeveria austriake.

1,120,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”-shkruan Manastirliu.