Vendosni fjalën kyçe....

Ndiqej nga policia, makina shkakton aksident, dy persona të plagosur


Një aksident i pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorë.

Një makinë tip Golf 6 e cila nuk i kishte ndaluar një postoblloku të policisë ka pësuar aksident gjatë ndjekjes.

Gjatë ikjes kjo makinë fillimisht është përplasur me një mjet tjetër dhe më pas disa metra më tej është përmbysur në rrugë.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 2 persona ku një prej tyre paraqitet në gjendje të rëndë.

Automjeti është ndjekur nga policia ka munduar t’i shpëtoj në rrugën e centrales ka plasur mjetin tjetër që është përmbysur.

Drejtuesi i golfit është plagosur lehtë, pas spitalit është shoqëruar në komisaritatin e policisë në Vlorës.

Automjeti tip Golf ishte marrë me qira nga personi në fjalë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *