Vendosni fjalën kyçe....

Man.City dëshiron mbrojtësin e Interit, klubi i vendos çmimin e shitjes


70 milionë euro, kaq duhet të paguajë City nëse e do Milan Skriniarin

Manchester City nuk ka hequr dorë nga Milan Skriniar, por ‘Calciomercato.com’ raporton se një burim pran klubit italian ka bërë të ditur se Interi s’do të dëgjojë oferta për një shifër nën 70 milionë euro.

25 vjeçari pëlqehet shumë nga Pep Guardiola dhe e do me çdo kusht në Premierligë.

Ai ishte blerë nga Sampdoaria në vitin 2017 për 34 milionë euro, ndërsa tani çmimi i tij është dyfishuar.

Calciomercato.com raporton se Interi po bëhet gati që ta humbasë Skriniarin, ama vetëm nëse prano një ofertë prej 70 milionë eurove.

Skriniar ka bërë 31 paraqitje për Sllovakinë, kurse këtë sezon me Interin është paraqitur 32 herë. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *