Vendosni fjalën kyçe....

Tsipras parashikon zgjedhje të parakohshme në Greqi: Syriza duhet ta zhdukë Demokracinë e Re nga pushteti


Kreu i opozitës së majtë në Greqi Alexis Tsipras ka kritikuar ‘politikat brutale konservatore’ të qeverisë së Demokracisë së Re, ndërsa parashikoi se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme gjatë një takimi me anëtarët e partisë së tij Syriza të shtunën.

“Është detyra jonë. Kjo qeveri duhet të zhduket sa më shpejt të jetë e mundur.” – tha Tsipras, duke shtuar se Syrzia ‘ka mësuar nga gabimet e saj’.

Ai tha se partia e tij duhej të largonte Demokracinë e Re nga pushteti në zgjedhjet e ardhshme.

“Ajo kohë nuk është larg.” – shtoi ai.