Vendosni fjalën kyçe....

Latifi rikthehet në Superiore, nënshkruan me Vllazninë


Ish-futbollisti i Skënderbeut i cili kaloi më pas në Hungari me Puskas Akademi është rikthyer sërish në Kategorinë Superiore.

Liridon Latifi ka nënshkruar me skuadrën e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm.

Latifi do të udhëtojë menjëherë drejt Zlatiborit, për t’u vendosur nën urdhrat e trajnerit Thomas Brdaric dhe për t’u përgatitur për ndeshjet eliminatore të Conference League, ku shkodranët do të përballem ne boshnjakët e Siroki Brijeg në turin e parë.