Vendosni fjalën kyçe....

Incidenti në “Turin e Francës”, policia në kërkim të spektatores me pankartë


Policia franceze thotë se ata po përpiqen të gjurmojnë spektatoren që shkaktoi rrëzimin e dhjetëra çiklistëve të shtunën në Turin e Francës.

Spektatorja grua po mbante në duar një pankartë të madhe pranë pistës ku po garonin çiklistët, por u anua aq shumë saqë i pengoi rrugën një çiklisti i cili humbi drejtimin dhe u rrëzua, duke shkaktuar pas tij një reaksion zinxhir të rënies së biçikletave.

Policia thotë se ata kanë filluar një hetim penal.

Ata synojnë të akuzojnë gruan për “shkelje të qëllimshme të rregullave të sigurisë dhe shkaktimin e lëndimeve që mund të pengojnë dikë të punojë për deri në tre muaj”.

Pamjet nga incidenti janë shpërndarë gjerësisht në internet. Sipas policisë, gruaja u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas përplasjes. Siç shkruan BBC, hetuesit kanë bërë thirrje që dëshmitarët të vihen me ta në kontakt për të ndihmuar në gjurmimin e saj.

Zëvendës Drejtori i Tour de France Pierre-Yves Thouault tha se turneu do të merrte masa ligjore kundër gruas.

“Ne po e padisim këtë grua që u soll kaq keq. Ne po e bëjmë këtë në mënyrë që pakica e vogël e njerëzve që e bëjnë këtë të mos prishin shfaqjen për të gjithë.”- i tha ai agjensisë së lajmeve AFP.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *