Vendosni fjalën kyçe....

”Pështymë në fytyrën e drejtësisë” – Budina pasi qeveria miratoi fondin për Teatrin Kombëtar


Regjisori Edmond Budina ka komentuar vendimin e qeverisë që miratoi fondin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, pa pritur vendimin nga Gjykata Kushtetuese.

Budina e ka konsideruar këtë një pështymë në fytyrën e drejtësisë dhe një turp të madh.

Ai thekson se do ta ndërkombëtarizojnë çështjen dhe nuk do ndalen së kundërshtuari qeverinë për këtë çështje.

“Këtë akt normativ të Këshillit të Ministrave unë e quaj një pështymë në fytyrë të drejtësisë shqiptare. E quaj një turp të madh që pa pritur ende vendimin e Gjykatës Kushtetuese ata marrin vendime.

Është prepotencë, dhunë kundrejt një sistemi drejtësie që e kanë bërë vetë. Ne do vazhdojmë luftën tonë. Askush të mos mendojë se ne do të tërhiqemi. Nëse nuk merret një vendim i drejtë për Teatrin Kombëtar ne do shkojmë në instanca ndërkombëtare dhe kjo çështje do ndërkombëtarizohet shumë herë më tepër. Teatri Kombëtar është një çështje e madhe korruptive, askush nuk na e mbyll dot gojën.”- deklaroi Budina.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *