Vendosni fjalën kyçe....

1 viktimë dhe 5 raste të reja nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar vetëm një viktimë nga COVID-19, si dhe pesë raste të tjera.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 5.478, ndërsa ai i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në 155.645.

Së fundmi, tetë pacientë të tjerë fituan betejën e tyre kundër koronavirusit, duke e çuar në 149.916 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 251.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 861.692 teste tek personat e dyshuar për COVID-19, përfshirë 2.466 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *