Vendosni fjalën kyçe....

Franca dhe Portugalia ndahen në paqe, Hungaria ndal Gjermaninë


Kanë përfunduar të gjitha sfidat për Grupin F duke përmbyllur kështu fazën e grupeve në Europianin 2020.

Portugalia dhe Franca nuk kanë shkuar përtej barazimit 2-2. Në këtë sfidë 3 gola u shënuan me penallti.

Ronaldo shënoi dy herë nga pika e bardhë ndërsa Benzema një herë nga pika e bardhë dhe golin tjetër e shënoi pas një aksioni ku goditi shtyllën dhe më pas topi u ndal në rrjetë.

Franca me këtë barazim renditet e para e grupit ndërsa Portugalia në vendin e tretë.

Në sfidën tjetër, Gjermania ka arritur një barazim të vështirë ndaj Hungarisë.

Szalai dhe Schafer shënuan për Hungarinë ndërsa për Gjermaninë shënoi Havertz dhe Goretzka.

Gjermania e mbyll këtë fazë në vendin e dytë të grupit duke kaluar më tej, ndërsa Hungaria i thotë lamturië Evropianit ku zhvilloi një kompeticion dinjitoz duke i marrë barazim si Gjermanisë dhe Francës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *