Dy vëllezër në Lezhë janë përfshirë në një konflikt me dy vëllezër nga Kosova, konflikt i cili është përshkallëzuar në grushte dhe goditje me sende të forta.
Të katër personat janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës ku kanë marrë mjekim për plagët.
Nuk është e qartë se për çfarë janë konfliktuar Çlirim dhe Qëndrim Zeneli nga Kosova dhe Amarildo e Adriano Jushi nga Shëngjini, por policia raporton se sherri ka nisur “për motive të dobëta”.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje ” ,kryer në bashkëpunim, shtetasit: Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç (vëllezër),banues në Kosovë, A.J., 24 vjeç dhe A.J., 24 vjeç ( vëllezër ), banues në Shengjin.
Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta ,ku si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.