Vendosni fjalën kyçe....

“Ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe” – Rama nxjerr pamjet nga maketi i Portit të ri të Durrësit


Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ka publikuar një foto nga maketi i sapopërfunduar për ndërtimin e portit të Durrësit.

Sipas tij, ky port që u ndërtua në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai do të jetë një prej porteve më të mëdha turistike në të gjithë Mesdheun.

 “Mirëmëngjesi dhe me maketin e sapo përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë.”- shkruan kryeministri Rama.

Prezantimi i planit për ndërtimin e këtij porti të ri u bë më 16 prill, që Rama tha se do të jetë një investim prej 2 miliard eurosh nga kompania e lartpërmendur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *