Ukraina ka marrë fitoren e parë në Grupin C të Euro2020.
Kombëtarja ukrainase ka fituar me rezultatin 2-1, duke e vulosur suksesin që në pjesën e parë.
Maqedonia e Veriut arriti të shënojë një gol në pjesën e dytë me shqiptarin Alioski por nuk qe në gjendje të barazonte sfidën.
Pas këtij rezultat, ekipi ballkanas është praktikisht i eliminuar nga Euro2020 megjithatë kjo varet nga rezultati i ndeshjes së mbrëmjes mes Holandës e Austrisë.