Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Popullit dënon dhunën ndaj aktivistes LGBTIQ: I nxisim të mos dekurajohen, të përpiqen për realizimin e të drejtave të tyre


Avokati i Popullit ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj një aktivisteje LGBTIQ në Tiranë.

Avokati i Popullit u ka kërkuar organeve ligjzbatuese që të zbardhin sa më parë ngjarjen.

Po kështu Ballanca nxit aktivistët LGBTIQ që të mos shkurajohen e të mos e ndalin përpjekjen për realizimin e të drejtave të tyre.

“Avokati i Popullit dënon dhunën e ushtruar ndaj një aktivisteje të LGBTIQ që i përket komunitetit transgjinor. Sikurse u raportua për Avokatin e Popullit në një ankesë të Aleancës LGBTIQ Albania, një qytetare e moshës 21 vjeç, u sulmua nga dhjetë persona në Tiranë verbalisht dhe fizikisht për shkak të identitetit së saj seksual. Institucioni i Avokatit të Popullit u bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese ta zbardhin me korrektësi këtë ngjarje. Gjithashtu Avokati i Popullit kërkon ndaljen e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit e cila frymëzon akte të dhunshme si ky i denoncuar së fundi. Asnjë qytetari të Republikës sonë nuk mund t’i privohet e drejta për të jetuar e lëvizur lirisht kudo, e nuk duhet t’i nënshtrohet dhunës për shkak të orientimit të tij seksual apo çfarëdo lloj prirjeje tjetër që nuk përbën kërcënim e rrezik për të tjerët. Në mbështetje të aktivistëve të LGBTIQ i nxisim ata që të mos dekurajohen dhe të mos e ndalin përpjekjen e tyre për të arritur realizimin e të drejtave të anëtarëve të komunitetit të tyre.” – thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *