Vendosni fjalën kyçe....

Lirohen nga detyra zv.ministrat Dallëndyshe Bici dhe Ardi Veliu, ministrja Balluku: Do emërohen në detyra të tjera të rëndësishme


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka lajmëruar ndryshime në qeveri pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.

Ajo tha se këtë të mërkurë janë liruar nga detyra dy zëvendës ministra, Ardi Veliu dhe Dallëndyshe Bici. Sipas Ballukut, Veliu dhe Bici do mbajnë detyra të tjera të rëndësishme të cilat do të zbulohen në ditët në vijim.

“Gjithashtu sot janë marrë dy vendime të cilat unë do doja t’i përmendja dhe t’i sqaroja.

I cili është lirimi nga detyra i zv. ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv. ministres së Mbrojtjes, zonjës Dallëndyshe Bici. Që të dy gjej rastin t’i falenderoj për punën e shkëlqyer që kanë bërë në detyrat që kanë mbajtur dhe dua t’ju informoj se do të ketë për ta detyra të rëndësishme në ditët në vazhdim të cilat sigurisht ne i bazojmë në eksperiencën që të dy kanë dhe për më tepër në pozicione kyçe, të cilat janë të nevojshme në të gjithë mbarëvajtjen e punës në Republikën e Shqipërisë.”- tha ministrja Balluku.