Vendosni fjalën kyçe....

Parakalime të gabuara e lëvizje në sens të kundërt, gjobiten 2355 shoferë


Policia Rrugore ka ndëshkuar drejtuesit e mjeteve për parakalime të gabuara.

Sipas njoftimit të policisë, janë ndëshkuar 1988 drejtues mjetesh me nga 30 mijë lekë të vjetra.

Ndërsa për sa i përket drejtuesve të mjeteve që janë kapur duke lëvizur në sens të gabuar ata janë ndëshkuar me nga 120 mijë lekë të vjetra dhe 10 pikë nga patenta.

“Policia Rrugore ka vënë në qendër të vëmendjes parakalimet e gabuara, duke intensifikuar monitorimin e akseve rrugore përmes dronëve gjatë 10 ditëve të fundit. Aksioni është ndërmarrë nga Njësia Operacionale me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, duke krijuar rrezik për aksidente. Si rezultat i këtij monitorimi, janë evidentuar 1,988 raste të parakalimeve të gabuara, për të cilat janë vendosur masa administrative prej 3,000 lekësh të rinj për secilin shkelës. Ndërkohë, janë konstatuar edhe 367 raste të qarkullimit kundravajtje në karrexhatë, përfshirë kthesa, rakordime konvekse apo segmente me fushëpamje të kufizuar. Për këto shkelje janë vendosur gjoba prej 12,000 lekësh dhe janë hequr nga 10 pikë nga Leja e Drejtimit.” – thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore.