Vendosni fjalën kyçe....

Vritet me armë zjarri një 45-vjeçar në Peqin, arrestohet i dyshuari


Një vrasje ka ndodhur këtë paradite në fshatin Pajovë të Peqinit. Mësohet se është qëlluar me armë zjarri një 45-vjeçar, i cili u dërgua në spital mirëpo për fat të keq nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

Policia ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me ngjarjen, vetëm pas minuta pasi ndodhi.

Bëhet fjalë për një 40-vjeçar me inicialet L.B.

“Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.”– thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *