Vendosni fjalën kyçe....

Kujtimet e thesarit të Princit Filip do shfaqen për publikun, monarku do mbushte 100 vjeç pasnesër


Kujtimet e thesarit të Princit Filip do shfaqen në kështjellën Windsor dhe Pallatin e Holyroodhouse – përfshirë ditarin e tij të marinës dhe rrobën e kurorëzimit. Jeta dhe trashëgimia e Dukës së Edinburgut do të festohet në shfaqjet speciale në kështjellën Windsor dhe Pallatin e Holyroodhouse këtë verë.

Princi Filip që vdiq në moshën 99 vjeç në datën 9 prill, do kishte shënuar ditëlindjen e tij të 100-të këtë të enjte.

Të dy ekspozitat e ndara do të përshkruajnë ngjarje dhe arritje të rëndësishme në jetën e dukës përmes një totali prej më shumë se 150 objektesh, njoftoi Royal Collection Trust – duke përfshirë ditarin e tij të marinës dhe mantelin e kurorëzimit.

Shfaqja e Holyroodhouse do të jetë e mbushur me kujtime prekëse nga dita e martesës së tij me Princeshën Elizabeth në 1947, duke përfshirë ftesën, rendin e shërbimit dhe menunë e mëngjesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *