Vendosni fjalën kyçe....

Kina miraton përdorimin e vaksinës “Sinovac” edhe për fëmijët e moshave 3-17-vjeç


Kina ka aprovuar përdorimin emergjent të vaksinës së “Sinovac Biotech” kundër COVID-19 edhe tek fëmijët e moshave nga 3-17 vjeç.

Lajmin e dha kreu i kompanisë Yin Weidong në TV shtetëror të Premten në mbrëmje.

Deri më tani, kjo vaksinë ka qenë e lejuar vetëm për ata të moshës 18 vjeç e lart, siç shkruan Reuters.

Yin tha se të miturit kanë një përparësi më të ulët për vaksinimin kundër koronavirusit krahasuar me të moshuarit, të cilët përballen me rrezik më të lartë të simptomave të rënda pas infektimit.

Rezultatet paraprake nga provat klinike të Fazës I dhe II treguan se vaksina mund të shkaktojë përgjigje imune tek fëmijët e moshave tre deri në 17 vjeç, dhe efektet anësore tek ata ishin të lehta.

Sinovac gjithashtu ka përfunduar një provë klinike të Fazës II, ku pjesëmarrësve iu është injektuar një dozë e tretë përforcuese pasi kanë përfunduar dy dozat e para.

Sipas shefit të Sinovax, pjesëmarrësit regjistruan 10 herë rritje në nivelet e antitrupave krahasuar me nivelet e mëparshme në një javë, dhe 20 herë në gjysmë muaji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *