Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja franceze kritikohet pas intervistës për ‘Playboy’, kryeministrja: “Kohë aspak e përshtatshme për këto gjëra”


Kryeministrja franceze Elisabeth Borne ka qortuar Marlene Schiappa, Sekretaren e Shtetit për Ekonominë Sociale, për një intervistë për revistën Playboy, raportuan të shtunën disa media franceze, duke cituar një burim të afërt me kryeministren.

Borne thuhet se foli me Schiappa në telefon dhe i tha asaj se intervista ‘nuk ishte aspak e përshtatshme, veçanërisht në këtë moment’.

Franca është përfshirë prej javësh nga protestat dhe grevat për një reformë të diskutueshme të pensioneve të qeverisë. Disa demonstrata kanë çuar në përleshje me policinë.

Schiappa, e cili më parë ka qenë ministre e Barazisë, u shfaq në kopertinën e edicionit francez të revistës, numri i ri i së cilës do të dalë në stendat e gazetave të enjten.

Sipas zyrës së Schiappa-s, intervista prej 12 faqesh ‘përqendrohet kryesisht në lirinë e grave, por edhe në feminizëm, politikë dhe letërsi’. Zyra shtoi se ministrja është e veshur në të gjitha fotot.

Schiappa tha të shtunën se ajo ‘po mbronte të drejtën e grave për të bërë atë që duan me trupin e tyre’.

“Në Francë, gratë janë të lira. Pavarësisht se çfarë thonë retrogradët dhe hipokritët”, shkroi ajo në Twitter.