Vendosni fjalën kyçe....

Kompania më e madhe në botë e furnizimit të mishit bie pre e një sulmi kibernetik


Kompania më e madhe në botë për përpunimin e mishit ka qenë në shënjestër të një sulmi kibernetik të sofistikuar.

Rrjetet kompjuterike në kompaninë JBS u hakuan, duke bërë që disa operacione në Australi, Kanada dhe SHBA të mbyllen përkohësisht, duke prekur mijëra punëtorë.

Shtëpia e Bardhë tha se kompania beson se sulmi e ka origjinën nga një grup kriminal me gjasë i vendosur në Rusi.

Sulmi mund të çojë në mungesa të mishit ose të rrisë çmimet për konsumatorët, shkruan BBC.

Në një sulm të tillë, hakerat futen në një rrjet kompjuterik dhe kërcënojnë të shkaktojnë përçarje ose të fshijnë skedarë nëse nuk paguhet një shpërblim.

Shtëpia e Bardhë thotë se FBI-ja po heton mbi sulmin.

“JBS njoftoi Shtëpinë e Bardhë se kërkesa për shpërblim erdhi nga një organizatë kriminale e vendosur në Rusi.”- tha të martën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

JBS është furnizuesi më i madh në botë i mishit me më shumë se 150 filiale në 15 vende.

Ajo u themelua në Brazil në vitin 1953 si një kasaphane e fermerit José Batista Sobrinho.

Kompania tani ka më shumë se 150 mijë punonjës në të gjithë botën dhe klientët e saj përfshijnë supermarkete dhe dyqane të ushqimit të shpejtë si McDonald’s.

Në SHBA, JBS përpunon gati një të katërtën e viçit të vendit dhe një të pestën e mishit të derrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *