Vendosni fjalën kyçe....

Stuhitë bllokojnë futbollin, anulohen disa ndeshje


Stuhia e fuqishme e quajtur “Sabine” dhe tjetra”Ciara” që kanë prekur Europën, janë bërë shkak për pezullimin e disa ndeshjeve të kampionateve të ndryshme, të cilat ishin programuar për t’u luajtur këtë të dielë.

Siç shkruan Eurosport, është anuluar sfida në Premier League, mes Manchester City dhe West Ham.

Po ashtu dhe në Bundesligë nuk do të luhet përballja B.Moenchengladbach-Koln. E ajo nuk është e vetmja. Ndeshja mes Arsenalit dhe Tottenhamit po ashtu është shtyrë, përballja mes Birmingham dhe Brighto, e Bristol City me Reading e Manchester United me Chelsea-n e shumë të tjera.

Ndërkohë, federata holandeze ka shtyrë të gjitha sfidat në program për t’u zhvilluar këtë të dielë. E jo vetëm në futboll. Edhe ndeshjet e rugby-t në Londër janë anulluar për shkak të kushteve të këqija të motit. Po ashtu dhe garat me kuaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *