Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi te Berisha: Banda e drejtuar nga Suel Çela grabit miliona paund te miqtë e Taulant Ballës, marrin peng anëtarin e familjes


Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një denoncim të qytetarit digjital i cili thotë se banda e drejtuar nga Suel Çela me veshje të policisë kanë grabitur miliona paund te miqtë e Taulant Ballës.

Denoncuesi pretendon se përveç grabitjes është marrë peng edhe një anëtar i familjes që ka rënë pre e hajdutëve.

Denoncimi i plotë:

Supergrabitje dhe pengmarrje ne Librazhd!

Qytetari dixhital drnoncon:

Bande e armatosur dhe me untiforme policie e drejtuar nga Suel Çela grabit ne nje familje miliona paund.

Ajo merr peng nje anetar te familjes se grabitur.

Narkopolicia mban te fshehur ngjarjen.

Lexoni mesazhin e tij! sb

Pershendetje doktor! Mora nje informacion, te konfirmuar ne 2 burime. Ne Librazhd eshte bere nje supergrabitje e frikshme duke u gdhire e shtuna. Jane grabitur miliona pound tek miqte e Taulant Balles me mbiemer Skeja. Ajo qe e ben te frikshme grabitjen nuk eshte vetem shume jashtezakonisht e madhe e patëve te grabitura, por menyra e grabitjes. Banda grabitese jo vetem ka qene e armatosur, por ka qene e veshur me uniforme policie dhe ka perdorur pajisje policie. Sipas informacioneve shume te besueshme grabitja eshte kryer nga banda e Rinasit ne bashkepunim me mikun tjeter te Taulant Balles, kreun e bandes se Elbasanit, Suel Çela. Ne krye te operacionit per grabitjen e miliona pounds ishte krimineli gjoja ne kerkim Nuredin Dumani. Ajo qe e ben edhe me te rende gjendjen eshte se policia nen urdhrat e Suel Çeles e ka fshehur kete ngjarje, ku per te kryer grabitjen me uniforme policie, banda ka rrembyer nje person te familjes Skeja. Me te tille logjistike dhe mbeshtetje nga shteti, banda eshte cenim per sigurine kombetare, pasi me veshjen dhe pajisjet e policise, ata mund te rrembejne kedo dhe kurdo.