Vendosni fjalën kyçe....

Nga kanosja e policit bashkiak, te falsifikimi i pasaportave – Disa arrestime në Tiranë


Një 30-vjeçar ka rënë në pranga në tiranë, pasi akuzohet se ka kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës një punonjës të policisë Bashkiake. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lord Bajron” në Tiranë.

Po ashtu, policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga edhe shtetasin Kujtim Imeri, 46 vjeç. Ky i fundit rezulton i dënuar me 1 vit burg, pasi akuzohet për falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave.

Në komisariat është shoqëruar edhe një 15-vjeçar, i cili është përfshirë në një sherr me një bashkëmoshar të tij, i cili ndodhet në spital pasi është goditur me mjete prerëse.

Njoftimi i policisë: së Tiranës

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 30 vjeç, pasi në rrugën “Lord Bajron”, ka kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë Bashkiake.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u  ekzekutua urdheri i prokurorit për shtetasin Kujtim Imeri, 46 vjeç,pasi Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 1 vit burg, për vepren penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Më datë 28.05.2021, në rrugën “Loni Ligori”, gjatë një konflikti, një shtetas i mitur 15-vjeçar, ka demtuar me mjete preres një bashkëmoshar të tij, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e 15-vjeçarit dhe po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *