Vendosni fjalën kyçe....

‘Çëshja Tahiri’ do shqyrtohet nga Gjykata e Lartë në korrik, caktohet relatori


Çështja e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri do shqyrtohet në Gjykatën e Lartë. Sipas Report TV, për çështjen në fjalë është caktuar relatori i ri që do jetë Sandër Simoni, ndërkohë që më herët relatori i çështjes ka qenë Ilir Panda.

Tahiri është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 3 vite shërbim prove me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Por Gjykata e Posaçme e Apelit e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë. Pas këtij vendimi, ish-ministri Tahiri bëri rekurs e Gjykata e Lartë pranoi ta rigjykojë çështjen.

Tahiri u akuzua për tre penale: “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *