Vendosni fjalën kyçe....

Tre plagosje që prej vitit 2010, kush është autori që dyshohet se qëlloi 19-vjeçarin në Tiranë


30-vjeçari Klajdi Kodra, i cili është autori i dyshuar i plagosjes së 19-vjeçarit Rexhinaldo Kacorri në Tiranë është një emër i njohur për policinë.

Kodra, i cili është djali i nënkampiones së qitjes Lindita Kodra është arrestuar edhe katër herë të tjera më herët për plagosje e përplasje me policinë.

Në vitin 2010, ai u ndalua për plagosjen e vëllezërve Klajdi e Roland Çeço, 25 e 27 vjeç. Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Vasil Shanto’ në Tiranë.

Një vit më vonë, në rrugën ‘Ymer Kurti’ në Tiranë, Kodra u shpall në kërkim për një tjetër plagosje. Ai u akuzua si autor i plagosjes së 26-vjeçarit Roland Laçi.

Më 3 gusht 2016, Kodra u arrestua për plagosjen e 39-vjeçarit Flamur Çullhaj, ngjarje e ndodhur te ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë.

Kodra është dënuar disa herë më parë për veprat penale “plagosje”, “vjedhje”, “Armëmbajtje pa leje”.

Në vitin 2013, Kodra është qëlluar me armë në këmbë pas një përplasjeje pranë liqenit Artificial. Në shtator 2016, ai është përplasur me një oficer policie duke i grisur unifiormën.

Ai ishte ndaluar bashkë më shokun e tij, 27-vjeçarin Bledar Matoshi pasi dyshohet se lëviznin me armë në Tiranë. pasi është ndaluar nga policia, ai e ka kudërshtuar atë duke i grisur uniformën njërit prej efektiëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *