Një person është plagosur me armë zjarri në Tiranë. ngjarja ka ndodhur pranë kompleksit ‘Dinamo’ në kryeqytet ndërsa i lënduar ka mbetur 20-vjeçari Redi Kaçorri.
Sipas policisë i lënduari ka pasur një përplasje me fjalë me një grup personash e më pas është qëlluar ame armë.
I riu është dërguar me shpejtësi në spital ku është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi
“Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.”