Vendosni fjalën kyçe....

“Synoj ta nxjerr PD-në më të bashkuar e të fortë nga zgjedhjet e brendshme” – Basha nga Gjirokastra


Basha ka vijuar takimet në Shqipëri në kuadër të zgjedhjeve për kreun e ri të PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit.

Kryedemokrati është ndalur sot në Gjirokastër ku tha se synon që ta nxjerrë partinë më të bashkuar e më të fortë nga zgjedhjet e brendshme.

Ai theksoi se PD ka marrë njdë detyrim ndaj shqiptarëve dhe nuk do e ndalë betejën deri në rrëzimin e qeverisë.

“Synimi im është që nga gara e brendshme për kryetar të dalim më të bashkuar, më të fortë, sepse misioni ynë nuk mund të ndalet. Është një detyrim që kemi marrë përsipër ndaj shqiptarëve, të sjellim ndryshimin në vend. Ëndrra e shqiptarëve vazhdon, është ndaluar përkohësisht në 25 prill po nuk ndalet.  Ne jemi e vetmja forcë që ka përvojën e duhur dhe burimet për të sjellë ndryshimin në vend.” – tha Basha.

Në garë për kreun e PD-së janë zyrtarisht katër kandidatë, Basha, Edith Harxhi, Agron Shehaj e Fatbardh Kadilli ndërsa 5 kandidatë të tjerë u përjashtuan nga gara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *