Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Mandatin e tretë do çlirojmë zyrat e shtetit nga zyrtarucët e korruptuar


Taulant Balla tha sot se beteja e PS-së në mandatin e tretë është cllirimi i zyrave të shtetit nga punonjësit e korruptuar të administratës.

Gjatë fjalës në Kuvend sekretari i Përgjithshëm i socialistëve shtoi se mandati i tretë do jetë një goditje shumë herë më e fortë ndaj të korruptuarve.

“Vendet që sot rankohen në krye të listës botërore me më pak korrupsion janë vende ku i gjithë procesi i aplikimit për leje të ndryshme bëhet online. Për PS edhe në këtë mandat të ri beteja jonë kryesore është beteja për të çliruar zyrat e shtetit nga ata individë të korruptuar që marrin para në këmbim të një shërbimi publik, ky mandat duhet të jetë një mandat i një goditje shumë herë më të fortë për çdo zyrtaruc të pandreqeshëm që se bën shërbimin publik si duhet. Transformimi i plotë i administratës së shtetit në shërbim të plotë dhe transparent ndaj shqiptarëve.” – tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *