Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi largon Pirlon, rikthen Alegrin


Juventus ka arritur një marrëveshje paraprake me ish-trajnerin Alegri për t’i besuar drejtimin e klubit ndërsa Andrea Pirlo pritet të largohet në fund të sezonit, shkruajnë mediat sportive në vendin fqinj.

Pirlo u shfaq papritmas verën e shkuar duke marrë drejtimin e Juventusit pavarësisht se nuk kishte asnjë përvojë të qenësishme si trajner.

Megjithatë bardhezinjtë zhgënjyen sezonin e shkuar duke rrezikuar deri javën e fundit që të mbeteshin jashtë Ligës së Kampionëve.

Po kështu ekipi nuk qe në gjendje të rivalizojë në Ligën e Kampionëve dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur të bëjnë ndryshime në ekip duke ia besuar atë ish-trajnerit Alegri.

Edhe pse ekipi fitoi Kupën e Italisë, drejtuesit e klubit nuk janë të bindur nga 42-vjeçari Pirlo dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i largimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *