Vendosni fjalën kyçe....

Facebook bën kthesë, tani s’do i ndalojë më postimet që thonë se Covid-19 është prodhuar nga njeriu


Pasi ndaloi prej muajsh postimet që peretendonin se Covid-19 ishte një krijesë njerëzore, Facebook ka vendosur të mos i ndalojë më postimet e kësaj natyre.

Lëvizja nga rrjeti social vjen teksa teoria se Covid-19 ka dalë nga laboratori i Wuhan-it në Kinë po merr vëmendjen kryesore ditët e fundit.

“Në dritën e hetimeve të vazhdueshme për origjinën e Covid-19 dhe në konsultim me ekspertët e shëndetit publik, ne nuk do e heqim më nga aplikacionet tona pretendimin se Covid-19 është bërë nga njeriu.” – tha një zëdhënës i Facebook për Politico të mërkurën në mbrëmje.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me ekspertë të shëndetit për të ecur në një hap me ta me natyrën në zhvillim të pandemisë dhe për të përditësuar rregullisht politikat tona ndërsa shfaqen fakte dhe tendenca të reja.” – shtoi Facebook.

Në shkurt, ‘pas këshillimeve me organizatat kryesore shëndetësore, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH)’, Facebook tha se po ndalonte një numër pretendimesh të pabaza e të rreme , duke përfshirë ato që thonin që virusi ishte prodhuar nga njeriu.

Ndryshimi vjen pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi një afat 90-ditor për komunitetin e inteligjencës amerikane për të prodhuar një vlerësim përfundimtar të origjinës së koronavirusit të ri.

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *