Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Dosjen për “non grata” e përgatiti Donald Lu, histori për konspiracion në 2019


Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ish-ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu se ka përgatitur dosjen për shpalljen non grata.

Sipas Berishës, historia është bërë për konspiracion ndaj politikës së jashtme të SHBA-ve.

“Zonja Kim, ambasada e SHBA-ve, kur ajo erdhi, unë i kam shkuar vetë në pritje. Unë jam deputet i thjeshtë e nuk pres të më vijnë në zyrë. Pasi i ktheu komisioni i Venencias draftet e grupit të Sorosit për reformën në drejtësi, u arrit që amendimet të ishin në standardin e Venecias.

Kjo non grata është një histori e vitit 2019 dhe ma ka përmendur Edi Rama në këtë vit, duke më thënë se a e kaloj dot Atlantikun. D.m.th ai e dinte një gjë të tillë. Mua më thonë se jam futur në listë të zezë, për konspiracion ndaj politikës së jashtme të SHBA-ve.

Unë kurrë nuk e kam thënë kurrë një fjalë pas shpine për çështjen e ndarjes së Kosovës, sikurse ka bërë Blinken. Atëherë ku është konspiracioni këtu? Thonë se është marrë intensivisht me dosjen time të konspiracionit Donald Lu. Unë kam vepruar me ndërgjegjen time kombëtare, sepse ishte e turpshme të vizatoheshin kufij etnikë dhe të punoje për Serbinë e Madhe se kështu donte Rama dhe Thaçi”-deklaroi Berisha në Ora News.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *