Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i OBSH-së: Është e sigurt se virusi i ardhshëm do jetë më vdekjeprurës se Covid-19, do shkaktojë pandemi të re


Një virus edhe më i transmetueshëm dhe fatal se Covid-19 do ta çojë botën në pandeminë tjetër, ka thënë drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke vënë në dukje ‘sigurinë evolucionare’ të një ngjarjeje të tillë.

“Mos u gaboni, kjo nuk do të jetë hera e fundit që bota përballet me kërcënimin e pandemisë.” – tha Tedros Adhanom Ghebreyesus të hënën në asamblenë vjetore të Ministrave të Shëndetësisë të OKB-së me 194 vendet e saj anëtare.

“Është një siguri evolucionare që do të ketë një virus tjetër me potencialin të jetë më i transmetueshëm dhe më vdekjeprurës se ky.”

Në një shënim më pozitiv, Ghebreyesus tha se numri global i rasteve dhe vdekjeve Covid-19 të raportuara ka ardhur duke u zvogëluar për tre javë rresht.

Por shefi i OBSH-së theksoi se bota mbetet ‘në një situatë të brishtë’ dhe paralajmëroi kundër çdo kombi që mendon se ia hodhi virusit meqë ka rritur shkallën e vaksinimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *