Vendosni fjalën kyçe....

Ishte nisur nga Tirana për në Sarandë, merr flakë furgoni i ngarkuar me goma (VIDEO)


Përfshihet nga flakët një furgon në rrugën nacionale Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Iliras në Memaliaj.

Incidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Mjeti ishte i ngarkuar me goma dhe ishte nisur nga Tirana, për në Sarandë.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij incidenti por mësohet se shoferi i furgonit e ka ndjerë erën e tymit në ecje dhe menjëherë ka marrë flakë pjesa e përparme e mjetit.

Pavarësisht se në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja e Memaliajt, furgoni bashkë me mallin brenda u shkrumbuan.

Incidenti ka vështirësuar qarkullimin për disa minuta në këtë segment rrugor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *