Vendosni fjalën kyçe....

Motra e George Floyd bojkoton takimin me Bidenin: Theu premtimin


Motra e George Floyd ka bojkotuar një takim me Presidentin e SHBA-ve Joe Biden, duke thënë se ai “theu një premtim” për të miratuar legjislacionin e reformës policore deri në përvjetorin e vdekjes së vëllait të saj.

Të martën u shënua një vit nga vdekja e Floyd.

E ndërsa Bridgett Floyd mori pjesë në një tubim në Minneapolis, anëtarët e tjerë të familjes së saj lobuan tek Biden në Shtëpinë e Bardhë për të ndihmuar në miratimin e projekt-ligjit.

Biden kishte caktuar të martën si afatin e fundit për nënshkrimin e legjislacionit të reformës policore. Por Akti i Drejtësisë në Polici i George Floyd mbetet i bllokuar në Capitol Hill.

Pas takimit me presidentin dhe zv.presidenten Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë, vëllai i Floyd u tha gazetarëve: “Nëse mundesh të bësh ligje federale për të mbrojtur një zog, siç është shqiponja tullace, atëherë mund të bësh ligje federale për të mbrojtur dhe njerëzit me ngjyrë.”

Vëllai tjetër i Floyd, Terrence, tha se kishte qenë në “një bisedë shumë produktive” në Zyrën Ovale.

Por Bridgett Floyd, vendosi të merrte pjesë në një protestë. Ajo shpjegoi pse nuk shkoi në Uashington.

“Unë po shkoja në Washington për Bidenin, për të nënshkruar një projektligj”– tha ajo, citon BBC. “Biden nuk e ka nënshkruar ende atë projekt-ligj. Biden ka thyer një premtim.”

Pasi u takua me familjen Floyd, presidenti nxori ​​një deklaratë duke u zotuar të vazhdonte të mbështeste legjislacionin.

“Beteja për shpirtin e Amerikës ka qenë një shtytje dhe tërheqje e vazhdueshme midis idealit amerikan se ne të gjithë jemi krijuar të barabartë dhe realitetit të ashpër që racizmi na ka copëtuar prej kohësh.”– tha presidenti Biden. “Në rastin tonë më të mirë, ideali amerikan fiton. Duhet të fitojë, përsëri.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *