Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në fjalën e tij në Kuvend hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama.
Pasi nuk iu pranua kërkesa për mocion me kreun e qeverisë, Bardhi akuzoi se Rama ka një koordinator me krimin e organizuar (Ergys Agasin).
Bardhi akuzoi edhe Shërbimin Informativ Shtetëror se furnizon me informacion krimin e organizuar duke qenë se njeriu i Agasit është emëruar në SHISH.
“Të nderuar qytetar, ajo që Nikolla bëri me mocionin nuk është thjeshte një shkelje Kushtetuese Rregulloreje, por një filozofi që e ka shpallur luftën ndaj krimit të organizuar jashtë fushës së veprimtarisë së Këshillit të Ministrave.
Argumenti i 2 që më ka dhënë Nikolla më thotë në kërkesën për mocion, nuk e kam përmendur kurrë kryeministrin, thotë ke cënuar integritetin e kryeministrit.
2 argumente që më kanë ardhur me shkrim, kur kërkesa jonë ka të bëjë me një shqetësim real të qytetarëve. Ju e thoni në kafe por nuk keni guxim ta thoni këtu. Ju kolegë që ulni kokën ne dini që Rama ka caktuar një përfaqësues për të mbajtur lidhjet mes tij dhe krimit të organizuar. Nuk jemi ju që thoni në kafe që Ergys Agasi është koordinatori i Ramës me krimin e organizuar, Nisi ta testojë në Durrës, e çoi nëmë tej në të gjithë Shqipërinë. Më tej pasi krijoi të gjitha fijet, njeriun e Agasit e emëroi drejtues të Shërbimit Informativ Shtetëror. Në vend të luftojë krijimin, e t ë japë informacione për SPAK, tenton të marrë info brenda SPAK që të furnizojë krimin e organizuar. Këto nuk duhet ti diskutojmë sepse nuk na qenka fushë e veprimtarisë së Këshillit të Ministrave”, tha Bardhi.
Më tej Bardhi përmendi edhe eksponentët e krimit të cilët u futën në Kuvend nga socialistët.
“Na keni sjellë këtu vrasës. E kuptoni ku e keni çuar ju shtetin? Nga njëra anë deputetë, zonja të nderuara të të dy krahëve, që kishin në krah vrasës, trafikantë prostitutash, trafikantë droge dhe ne nuk duhet të diskutojmë për këto? A ishte Arben Ndoka këtu, e kishit ju kolegë, ulej me ju në mbledhje grupi, seancë plenare, ditën votonte ligje, natën porosiste vrasje. Ne, RAI3, BILD e shpiku? Jo, nuk e shpikën këtra. A ishte Rrahman Rraja që ditën votonte ligje, natën porosiste vrasje? Ne e thamë këtë, RAI3, BILD-i e tha? Jo, janë realitete. Sa më shpejt ta pranoni, sa më shpejt të bëhemi bashkë. Ka edhe nga krahu këtej që janë të ndershëm që e duan Shqipërinë, si të mos luftojmë ne krimin e organizuar, përfshirjen e tij në institucione, pyesni në zonat tuaja për tenderat, pyeteni ju apo krimi i organizuar. Ku janë deputetët e Shkodrës? Vendosin ata se kush do punësohet apo Bajrat? Në Durrës kush vendos deputetët apo bandat? Bandat. Në Elbasan e dini kush vendos? Ju i dini por nuk reagoni”, tha Bardhi.
