Vendosni fjalën kyçe....

Replikat/ “Do vish pimë një kafe, po bëhesh si Berisha”, zbardhet debati Basha-Bardhi: Unë të hedh zgupthi


Një debat jashtë kamerave ka ndodhur në fund të seancës mes kreut të PD Lulzim Basha dhe Gazment Bardhit.

Fillimisht ka qenë Basha ai që ftoi në kafe deputetin Bardhi, mirëpo ky i fundit e refuzoi e madje i tha se nuk është hipokrit.

Më tej, Basha e krahasoi Bardhin me Berishën, por nuk mbeti pa përgjigje. Bardhi i tha se veprimi për të çuar shkresën ku thuhet se ishte kryetar grupi, ishte hipokrizi.

 

Replikat:

Basha: Do pijmë një kafe pas seancës?

Bardhi: Çfarë të themi? Unë nuk jam hipokrit, ato që kam patur t’ i kam thënë publikisht.

Basha: Po mos rri kështu, qesh pak

Bardhi: Të thashë edhe një herë, nuk jam hipokrit si ti që të qesh. Unë e marr seriozisht atë qe bëj.

Basha: Po bëhesh si ky që po flet (po fliste Berisha)

Bardhi: Si ai je bërë ti, ti kujton se jemi të gjithë si kjo (tregon nje deputete që mbështet Bashën). Nuk e bën dot me mua, une të hedh zgupthi.

Basha: Po dil fol si kryetar grupi ti

Bardhi: Kjo është hipokrizi, ke çuar shkresën dhe më thua të flas si kryetar grupi.

Ndërhyn Tabaku: Mos e bëni këtu debatin se po tërheqim vëmendjen.

(I drejtohet Bashës): Po shkresën pse e çove? E ke çuar dhe statutin në gjykatë?

Basha: Nuk e di, nuk po merrem une me këtë.