Vendosni fjalën kyçe....

Berisha në konferencë për mediet: Të anulohen menjëherë Bordet e Transparencës, metoda të diktaturës


Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediet ku po flet për rritjen e përgjithshme të çmimeve.

Berisha gjatë fjalës së tij ka kërkuar anulimin e Bordeve të Transparencës të ngritura nga qeveria, duke i kujtuar si forma që të kujtojnë kohërat e diktaturës. Sipas tij qeveria ka mënyra të tjera për të adresuar krizën.

“Mirëdita! Problemet më tronditëse për shoqërinë janë një rritje e papërmbajtur çmimesh, veçanërisht 300 gjer më 400% të disa produkteve ushqimore shënojnë rritjet më të larta se në çdo vend tjetër.

Vaji i gatimit është rritur me 300 e ca përqind si në asnjë vend tjetër të kontinentit. Rritje të mëdha ka pësuar buka, brumërat, zarzavatet. Faktikisht po shkohet drejt mungesës së ushqimeve në familjet e zakonishme shqiptare.

Bordet e krijuara nga qeveria janë forma të vjetra që të rikujtojnë kohërat e diktaturave. Nuk mund të ketë borde për rregullimin e çmimit të ushqimeve.

Qeveria ka të gjitha mundësitë dhe mënyrat kur ajo nuk është frymëzuese e spekulimit, të godasë spekulimin aty ku lind. Por qeveria është e detyruar të zbatojë praktika transparente dhe të mbrojë popullatën nga ky agresion i vërtetë i rritjes së çmimeve, që kërcënon jetët e përditshme të familjeve shqiptare.

Bordet vetëm sa përligjin spekulimet dhe krijojnë rrugë të reja spekmulimi.

Anulimi i bordeve përveç Entit Eregullator të Energjisë që është një institucion konstant në çdo vend dhe çdo kohë, por anulimi i menjëhershëm i bordeve është kusht për marrjen e masave që janë fare të thjeshta. Qeveria kompenson një më një rritjen e çmimit t produkteve të shportës. Kjo praktikë është praktikë e ndjekur nga të gjitha kohëragt për ata që respektojnë tregun dhe rregullat e tij.”– u shpreh Berisha.