Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari i AP-së e gjen veten mes të shtënave me armë në transmetim live: “Dreqin, dreqin, ku është?!” (VIDEO)


Gazetari i Associated Press, Philip Crowther ndodhej në një transmetim live nga sheshi ku po mbahej memoriali për George Floyd në Minneapolis, kur nisën disa të shtëna me armë.

Atij dhe kameramanit iu desh një moment për të kuptuar se çfarë po ndodhte dhe nisën të kërkonin një vend ku të mbroheshin nga plumbat.

“Këto duket se janë të shtëna me armë.”– tha Crowther ndërsa njerëzit iknin për t’u mbuluar në kryqëzimin që tani njihet si Sheshi i George Floyd.

Kalimtarë të tjerë mund të dëgjoheshin duke u thirrur njerëzve për t’u “ulur poshtë” ndërsa tingujt e krismave vazhdonin. Crowther në një moment dëgjohet duke bërtitur: “Dreqin, dreqin ku është kjo?! Jemi mirë, jemi mirë.”


Siç raporton Rtl, u qëlluan të paktën 30 të shtëna.

Pak më vonë në faqen e tij në Twitter, Crowther shkroi: “Ne kemi dëgjuar dhjetëra tinguj të atyre që duket se kanë qenë të shtëna që janë qëlluar në këtë bllok. Të gjithë janë strehuar. Shumë vrapim. Duket se nuk ka nevojë për mjekë. Do të azhurnohet”.

Ai pastaj bëri një postim të dytë: “Nga këndvështrimi ynë, ne shohim një dritare të thyer, me sa duket nga një prej të shtënave. Konsensusi midis reporterëve këtu në sheshin George Floyd ishte se kemi dëgjuar diku midis 10-20 të shtënash.”

Të paktën një person mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital, ku mori trajtim për dëmtime jo-kërcënuese për jetën. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Për momentin nuk ka asnjë informacion në lidhje me personin që ka qëlluar dhe motivet pas këtyre të shtënave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *