Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në memorialin e George Floyd, në përvjetorin e vdekjes së tij (VIDEO)


Të martën u shënua 1-vjetori i vdekjes së amerikanit me ngjyrë, George Floyd. Dhe në memorialin për vdekjen e tij që u mbajt në kryqëzimin e Minneapolis, u qëlluan të shtëna me armë.

Policia u thirr në vendngjarje. Kalimtarët u rrëzuan ndërsa largoheshin nga frika, pasi të shtënat u dëgjuan shumë afër.

Departamenti i Policisë në Minneapolis tha se një person kishte marrë lëndime të lehta.

Gazetari i AP-së Philip Crowther i cili ishte në skenë të martën tha se kishte parrë një vitrinë të qëllohej me plumb. Sipas tij, kalimtarë të rastit i thyen telefonin një gazetari kur e vunë re atë duke fotografuar dyqanin e dëmtuar.

Që nga vdekja e George Floyd, kryqëzimi i Minneapolis ka mbetur i bllokuar nga trafiku, dhe është bërë një vendqëndrim për mbështetësit e lëvizjes Black Lives Matter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *