Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Kombinatit protestë: Pallati i dëmtuar nga tërmeti të ndërtohet në të njëjtin vend, ndryshe s’e lirojmë


Banorët e një pallati në lagjen Kombinat të Tiranës kanë bërë sot një protestë kundër shembjes së godinës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas tyre, ekspertët e huaj e kanë klasifikuar dëmtimin e pallatit si DS3 ndërsa ata ekspertët e vendit e klasifikuan atë si DS4.

Banorët theksojnë se janë lajmëruar që të dalin nga pallati pasi ai do prishet por ata që janë ende brenda tij nuk kanë pranuar të dalin.

Banorët kërkojnë që nëse pallati prishet, të rindërtohet në të njëjtin vend ku është tani, shkruan BW.