Vendosni fjalën kyçe....

Duhej të mbaronte në qershor, shoqëria civile proteston për ndalimin e punimeve për spitalin e Kurbinit


Dhjetëra protestues janë ngritur në protestë për mungesën e spitalit të Kurbinit i cili u prish nga dëmtimet që mori nga tërmeti i vitit 2019.

Ata janë mbledhur para kantierit ku ka nisur ndërtimi i spitalit të ri,  punimet ne te cilin janë ndërprerë prej 2 muajsh.

Rreth 70 mijë banorë të Kurbinit ka ngelur pa shërbim shëndetësor që prej tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, pasi spitali u dëmtua.

Aktivistet akuzojnë qeverinë shqiptare për mashtrim, pasi referuar tabelës spitali do të ishte gati më 4 qershor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *