Vendosni fjalën kyçe....

Rama në konferencë me Hotin: Në shtator mbledhja e përbashkët e dy qeverive


Kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës Avdullah Hoti në një konferencë për shtyp pas takimit në Pallatin e Brigatave lajmëruan se mes dy qeverive do zhvillohet një takim i përbashkët në shtator.

Në fjalën e tij Rama tha se data nuk është vendosur akoma por që muaji shtator do jetë si afat për zhvillimin e mbledhjes në Shkodër.

 “Jemi dakorëdësuar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë lidhur me COVID të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit. Jemi dakordësuar edhe për një tjetër event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh, me shpresë se situata do të na e mundësojë në nëntor, ku dy qeveritë të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore, që dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional, ku kryetarët e bashkive dhe komunave, sikur quhen në Kosovë, të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komunitare dhe potencialin e nismave të përbashkëta“- tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *