Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët i zunë rrugën, Rama ndryshon axhendën e vizitës në Roskovec


Pasi qytetarët e Roskovecit e pritën sot në protesta, duke bllokuar rrugën dhe djegur goma, kryeministri Edi Rama duket se ka ndryshuar axhendën e ditës.

Sipas opozitës, Rama ka ndryshuar oraret në axhendë dhe lëvizjet në qarkun e Fierit, për shkak të protestave që i kanë zënë rrugën.

“Rama e kishte një axhendë të përcaktuar, por siç ndryshon Parlamentin tre herë brenda ditës, e njëjta gjë është edhe me takimet. Ishte një takim i paralajmëruar për shkak të tensioneve të protestave dhe se ska nga të futet në qytet e ndërron, e lajmëron prap. Pra nuk është problemi se ai s’ka një axhendë të lajmëruar, ai e ka por e ndërron sepse nuk e lënë qytetarët ta çojë deri në fund. Ne do të jemi, qytetarët, kudo ku do të jetë Rama këto ditë.”, tha ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.

Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe ish-deputeti i qarkut të Fierit, Enkelejd Alibeaj.

“Mesa duket e ka kuptuar se cila është mirëseardhja e qytetarëve të Roskovecit. Çfarë t’u tregojë?! T’u tregojë se çfarë u ka bërë banorëve të zharrëzës, t;u tregojë se çfarë u ka bërë banorëve të roskovecit dje që erdhi me taborrët e INUK-ut për të prishur shtëpitë e për të prishur bizneset. Për t’u treguar qytetarëve se çfarë mostre kanë edhe në krye të bashgkisë që është një përbindësh i korrupsionit. Kjo është përgjigja e qytetarëve.”, tha Alibeaj para mediave.

Paraditen e sotme, Rama  kishte njoftuar për një vizitë në kishën e Kurjanit që është në administrimin e bashkisë së Roskovecit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *