Vendosni fjalën kyçe....

Kina nxjerr pamjet e para të misionit të saj në planetin Mars


Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës (CNSA) ka publikuar pamjet e para të marra nga ‘Rover Martian Zhurong’ gjatë procesit të uljes e eksplorimit të parë të planetin Mars, misionit ‘Tianwen-1’.

Të mërkurën, CNSA publikoi dy paje të marra nga Zhurong, duke treguar një ulje të suksesshme në planetin e kuq. Ato tregojnë vendosjen e platformës së uljes, krahun diellor, antenën dhe mekanizmat e tjerë.

Misioni po kryen përgatitjet përpara se të largohet nga platforma e uljes dhe të fillojë misionin e saj. Fotografitë gjithashtu tregojnë se terreni përpara është i qartë.

‘Zhurong’ është rreth 1.8 metra i gjatë dhe peshon 240 kilogramë, shumë më i vogël se sa anijet e NASA-s, Curiosity and Perseverance, kjo e fundit u ul në shkurt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *