Vendosni fjalën kyçe....

Të dhënat private të qytetarëve, vendi i punës e rroga dalin në qarkullim


Të dhënat personale të qytetarëve janë publikuar në rrjet.

Bëhet fjalë për një bazë të dhënash të qytetarëve të punësuar në sektorin provat e publik, të cilat po shpërndahen në WhatsApp.

Nuk dihet se kujt i përket lista, çfarë përfshin, çfarë përmban me saktësi dhe si ka dalë.

Në këtë bazë të dhënash përfshihen kartat e identitetit, pozicioni i punës e rrogat.

Nuk dihet burimi i kësaj liste të publikuar nga Opinion, që bën me dije se në respekt të privatësisë së personave në listë, ajo nuk do publikohet.

Ndërkohë sipas televizionit “News24”, Prokuroria ka nisur verifikime për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje, të ngjashme me atë të publikimit të të dhënave të zgjedhësve, e njohur si databaza e patronazhistëve.

Paraprakisht dyshohet se informacioni ka rrjedhur nga Drejtoria e Tatimeve dhe Sigurimet Shoqërore, megjithatë nuk përjashtohet as mundësia që të jetë ndërhyrë nga jashtë në serverat e këtyre dy institucioneve./Hashtag.al