Vendosni fjalën kyçe....

KAS rrëzon kërkesën e opozitës për prova shtesë në Gjirokastër, Kaso: Do shkojmë në Kolegjin Zgjedhor


Përfaqësuesit e PD-së e LSI-së në KAS kanë deklaruar se vendimi i tij për të mos pranuar kërkesën e opozitës për prova shtesë nga institucionet apo entet publike për zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Gjirokastrës, është i paligjshëm e do ankimohet në Kolegjin Zgjedhor.

Përfaqësuesi i PD-së, Kaso, tha se ditë pas dite po dalin në dritë fakte të reja për atë që e quajti masakra elektorale e 25 prillit dhe përfshirjen e administraës e përdorimin e fondeve publike në të.

“Sapo u njohëm me vendimin e komisionin e Ankimit dhe Sanksioneve lidhur me kërkesën tonë për pavlefshmëri në qarkun e Gjirokastrës, kërkesë e cila u shqyrtua e para, dhe le të themi që nuk kishte asnjë surprizë në këtë vendimmarrje të paralajmëruar që kur KAS-i refuzoi të merrte provat e shumta që u kërkuan nga ana e opozitës të cilat do të faktonin dhe do të dëshmonin masakrën zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit. Është një vendim në këndvështrimin tonë, i kundraligjshëm, dhe si i tillë, do të ankimohet menjëherë në Kolegjin Zgjedhor, ku shpresojmë që ajo çka u vendos në Komisionin e Ankimit dhe të Sanksioneve duke mos marrë prova të cilat do të vërtetonin pretendimet tona, të mos përsëritet në Kolegj Zgjedhor. Të bëhet një hetim i plotë dhe i gjithanshëm të një aspekti ende të errët të masakrës zgjedhore të 25 prillit, të cilat ditë pas dite po zbulohet nga faktet e pakta që janë administruar në këtë proces administrativ. Shpresojmë që logjikisht, vendimmarrja e Kolegjit Zgjedhor të jetë e ndryshme duke çertifikuar çdo lloj pretendimi dhe çdo lloj fakti dhe prove që ne kemi paraqitur dhe duke shpallur të pavlefshme zgjedhjet në zonën zgjedhore të qarkut të Gjirokastrës.” – tha ndër të tjera Kaso.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *