Vendosni fjalën kyçe....

Përplasi me makinë tre persona tek stacioni i autobuzit dhe përfundoi në lokal, arrestohet 49-vjeçarja


Arrestohet drejtuesja e mjetit tip “Benz”, e cila mbrëmjen e kaluar shkatërroi kabinën e një stacioni autobusi, përplasi tre këmbësorë dhe përfundoi në ambientet e një lokali.

Bëhet fjalë për 49-vjeçaren Flutrura Zaimi, e cila humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me motorin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave në zonën e “Vasil Shantos” dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali.

Tre personat e lënduar ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali. Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *