Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i OKB-së i shqetësuar për civilët pas shpërthimit të ndërtesës së medieve në Gaza


Shefi i OKB-së Antonio Guterres ka shprehur shqetësimin e tij për viktimat civile në konfliktin Izraelito-Palestinez dhe kritikoi shkatërrimin e zyrave të medias në Gaza. IDF pretendon se kulla që u sulmua, strehonte operativë të Hamasit.

“Sekretari i Përgjithshëm kujton të gjitha palët se çdo shënjestër pa kriter e strukturave civile dhe mediatike shkel ligjin ndërkombëtar dhe duhet të shmanget me çdo kusht.”- tha zëdhënësi i Guterres, Stephane Dujarric, në një deklaratë në emër të sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Guterres ishte veçanërisht “i tronditur nga numri në rritje i viktimave civile, përfshirë vdekjen e dhjetë anëtarëve të së njëjtës familje, mes të cilëve fëmijë, si rezultat i një sulmi ajror izraelit natën e kaluar në kampin al-Shati në Gaza, që pretendohej se synonte një udhëheqës të Hamasit.”

Ndërsa Guterres tha se ai ishte “thellësisht i shqetësuar nga shkatërrimi i një ndërtese shumëkatëshe në Gaza nga një sulm ajror izraelit, ku ndodheshin zyrat e disa organizatave ndërkombëtare të medias” – përfshirë Associated Press dhe Al Jazeera. IDF këmbënguli që Hamasi ishte gjithashtu duke përdorur ndërtesën për “mbledhjen e inteligjencës” dhe se kështu ishte bërë një “shënjestër e ligjshme ushtarake”.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ia vendosi të gjithë fajin Hamasit në një fjalim të shtunën në mbrëmje, duke akuzuar grupin militant për kryerjen e një “krimi të dyfishtë lufte” ndërsa pretendon se Izraeli “po bën gjithçka që është e mundur për të mbrojtur civilët tanë dhe për të mbajtur civilët palestinezë jashtë rrezikut”.

“Ne e demonstruam këtë përsëri sot kur paralajmëruam civilët të lirojnë ndërtesën e përdorur nga inteligjenca terroriste e Hamasit.”-tha Netanyahu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *