Vendosni fjalën kyçe....

Kadilli përballet me Bashën: Nuk je i pazëvendësueshëm, je humbës i përsëritur


Në mbledhjen e Kryesisë që po zhvillohet në Partia Demokratike pas zgjedhjeve ka ndodhur edhe përplasja e drejtpërdrejtë mes Kryetarit Basha dhe anëtarit Fatbardh Kadilli.

Mëseohet se gjatë mbledhjet Kadilli i ka thënë Bashës se nuk është i pazëvendësueshëm duke i kërkuar dorëheqjen.

“Nuk je i pazëvendësueshëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme” i është drejtuar Kadilli-Bashës.

Gjithashtu Kadilli ka cilësuar Bashës si një humbës për keqmenaxhim të fushatës pasi sipas tij nuk ka përfshirë askënd gjatë saj duke drejtuar pa forume

Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd”-ka thënë Kadilli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *